Raketa izraelite Hetz-3 do të testohet në Alaska

Regjimi i Izraelit për herë të parë do të testojë në Alaska sistemin raketor Hetz-3 në bashkëpunim me Agjencinë e Mbrojtjes Raketore të SHBA.

Agjencia e lajmeve ISNA, duke u bazuar në një raport të kanalit 2 të televizionit shtetëror izraelit, bën të ditur se gjatë muajve të ardhshëm, sistemi raketor izraelit Hetz-3 do të testohet në poligonin ushtarak Kodiak në Alaska të SHBA në bashkëpunim me Agjencinë e Mbrojtjes Raketore të SHBA. Në këtë testim, raketat izraelite do të testohen përballë raketave balistike të ngjashme me raketat balistike të Iranit. Testi do të kushtojë rreth 80 milionë dollarë dhe një pjesë e kësaj shume do të paguhet nga SHBA./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne