Raketat ruse S-400 për 2 vite vijnë në Turqi

“Dorëzimi i raketave S-400 do të fillojë të paktën brenda 2 vjetëve”, – tha nënsekretari i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, prof. dr. Ismail Demir.

Raketat S-40 Rusia do ti dorëzojë brenda 2 vjetëve.

“Dorëzimi i raketave S-400 do të fillojë të paktën brenda 2 vjetëve”, – tha nënsekretari i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, prof. dr. Ismail Demir.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në një reportazh për agjencinë “Reuters” javën e kaluar i ishte përgjigjur edhe pyetjes në lidhje me raketat S-400 që Turqia do të blejë nga Rusia, ku kishte thënë se marrëveshja ishte firmosur dhe ishte përcaktuar madje edhe plani i veprimit.

“Ne jemi të vendosur për ti blerë (raketat) për sa kohë që nga Rusia nuk do të vijë një qasje negative në lidhje me këtë çështje; për shembull në Greqi ka raketa S-300. As NATO, e as vendet e tjera anëtare të NATO-s nuk janë ngritur e të thonë ndonjë gjë në lidhje me këto raketa (S-300)”, kishte thënë Erdoan për “Reuters”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne