Raketat “supersonike” mund të nisin Luftën e Tretë Botërore

Imagjinojeni sikur një shtet të fillojë sulme nukleare kundër SHBA-së dhe Pentagoni t’i kishte vetëm 6 minuta kohë që të kundërpërgjigjej. Kjo është në fakt fuqia e gjeneratës së re të armëve (raketave supersonike)- sipas një raporti të fundit të publikuar nga Rand-Institut amerikan jo qeveritar që analizon forcën ushtarake të vendit

Këto raketa janë 25 herë më të shpejta se një aeroplan dhe mund të shkaktojnë paqëndrueshmëri të madhe në vendet si Koreja Veriore. Rusia, Kina dhe Amerika janë tre aktorët kryesorë që po zhvillojnë këto raketa-të cilat kanë aftësinë që të shkatërrojnë çdo lloj tjetër të raketave.

Raporti rekomandon që SHBA, Rusia dhe Kina duhet të refuzojnë të eksportojnë raketat e tyre supersnonike në vende të tjera. Këto raketa mund të udhëtojnë 5 mijë kilometra në orë më shpejt se raketat e zakonshme.

Raketat “supersonike” mund të nisin Luftën e Tretë Botërore nëse kombet e fuqishme shfaqin tendenca dhune, paralajmërojnë ekspertët. Aktualisht po zhvillohen nga SHBA, Rusia dhe Kina.

Ky raport sjell rezultate tronditëse sa u përket pasojave që do t’i vuanin shtetet e vogla në rast të përhapjes së këtij lloji të ri të armëve, përcjell Gazeta Metro.

“Raketat sipersonike e rrisin mundësinë e luftës strategjike:, tha Richard Speier, njëri nga autorët e këtij raporti.

Vende të tjera, duke përfshirë Evropën, Japoninë, Australinë dhe Indinë gjithashtu po fillojnë të eksplorojnë teknologjinë e re, e cila po përhapet me ritme të shpejta./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne