Rama: “30 korriku është kry”, Meta meriton të shkarkohet, por i nënshtrohemi “Venecias”

Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama tha se Komisioni i Venecias ka konstatuar një sërë shkeljesh ndaj presidentit Ilir Meta.

Gjithashtu ai theksoi se “Venecia” nuk rekomandon të shkarkohet presidenti, por rekomandon të merren masa për të ardhmen.

Sipas tij presidenti Meta ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme etikën.  “Ilir Meta sipas këndvështrimit tonë meriton të shkarkohet, por i nënshtrohemi “Venecias”, u shpreh Rama.

Gjithashtu Rama është ndalur edhe te marrëveshja e 5 qershorit, ndërsa theksoi se 30 korriku nuk mund të ndryshohet.

Po ashtu ai tha se Partia demokratike ka qenë refuzuese për të marrë pjesë në debatet në Komision.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama: 

Asnjëherë gabimet tona nuk i kemi mbuluar me vullnetin e shumicës apo t’i kemi ikur me idenë se do të harrohen. Gjejeni në historinë e 30 viteve një tjetër kryeministër kërkon ndjesë publike, kur diçka e bërë rezulton të jetë e gabuar. Jemi të vetëdijshëm që përderisa punojmë edhe do gabojmë, siç thotë edhe populli. Nënvizoj se është koha që ky Kuvend t’i japë drejtim përmes vullnetin të kësaj përfaqësie qartësimit të kompetencave të Presidentit.

Një ligj ku përfshihen parashikime të qarta për mosbllokimin e proceseve, ku bëhet një thjeshtim i dispozitave për emërimin e anëtarëve të Gjykatës, këtu nuk jemi më për ligjin për presidentin, por rekomandimet që jep Komisioni. Nuk ka Kushtetutë apo shkrues që mund ta ketë çuar nëpër mend se Presidenti shfaqet duke thënë nuk të thërras në betim. Nuk mund të vazhdojë më që presidenti të refuzojë të dekretojë ministra.

Nuk diskutohet që secili mban përgjegjësi për atë që bën vetë, pavarësisht se ne kemi një president më hënë dhe sa herë rrotullohet në anën e duhur dhe ai ka vullnetin të jetë bashkëpunues në jemi në dispozicion. Nuk jemi në dispozicion të Ilir Metës, por të vendit.

Ne jemi zgjedhur të udhëheqim jo të ndjekim nga pastë gjithë ata që populli nuk i ka vënë në krye. Kjo është arsye përse në 30 korrik do të votojmë ndryshimet. Asgjë nuk kanë për të fituar në atë rrugë. Ata që thonë se 30 korriku cënon 5 qershorin nuk dinë çfarë flasin. “5 qershori” ka thelb , përmbajtje dhe të gjitha ato nuk preken dhe do të zbatohen siç kemi rënë dakord. Përsëris apelin për PD që të mos lodhen duke kundërshtuar 30 korrikun , 30 korriku është kry.

Për ata që e shohin si ndryshim të  kursit tonë, ne kemi menduar dhe mendojmë që Ilir Meta duhet shkarkuar, por ne jemi ndryshe Korab. Ne nuk themi jemi vetëm ne dhe bëjmë si dum, Komisioni i Venecias ka thënë që shkeljet janë, por jo të rënda.

Në respekt të një të vërtetë të thjeshtë se asnjëherë nuk i kemi ngritur vendimmarrjet tona në pagabueshmërinë tonë. Edhe pse mendoj që ne kemi të drejtë. Por ne përfaqësojmë seriozisht shtetin dhe qeverinë. Ilir Meta sipas këndvështrimit tonë meriton të shkarkohet, por i nënshtrohemi “Venecias”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne