Shqiperia

Rama: Akademia e Shkencave kufomë e kalbur

Kryeministri Edi Rama në një takim që pati sot me grupin reformator të Asamblesë së Akademisë së Shkencave, deklaroi se dikur kjo akademi u krijua si xhevahiri më rrezatues i kurorës shqiptare, ndërsa sot është burim pezmatimi permanent.

Ai deklaroi se sot Akademia e Shkencave është kufoma e vetvetes, e cila nuk përfaqëson as vizionin e etërve themelues.

Sipas tij, Akademia nuk ka arritur të reflektojë në asgjë ndryshimet epokale që kanë ndodhur në botën e dijes shqiptare, nga një botë e ndrydhur dhe centralizuar në një botë shumë më të madhe.

Rama u ndal në domosdoshmërinë e reformimit të Akademisë së Shkencave, si rruga e vetme për të dalë nga kalbëzimi.

Akademia e Shkencave është përfshirë në një debat të ethshëm me qeverinë. Pas votimit për kryetarin, Kryeministri Rama deklaroi zero lekë në buxhetin e 2018 për Akademinë e Shkencave.

Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi më 4 shtator, për dy postet e rëndësishme atë të kryetarit dhe nënkryetarit, por nga thirrja e hapur e bërë për kandidatë, vetëm kryetari aktual dhe nënkryetari aplikuan për këto poste.

Më konkretisht për postin e kryetarit dhe zv.kryetarit, kandidoi kryetari në detyrë i Akademisë Myzafer Kërkuti, i cili kërkoi postin e nënkryetarit dhe nënkryetari aktual Gudar Beqiraj, i cili kërkoi postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, pra thënë ndryshe rrotacion në drejtim.

OPINIONE