Rama: Akademia e Shkencave? Vetëm emri i ka mbetur

Kryeministri Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit të tij kanë zhvilluar pasditen e së martës një takim me studentët e ekselencës, të cilët i ka njohur me nismat e qeverisë për këtë kategori.

Në fjalën e tij, Rama ka premtuar zhvillimin e një procesi akademik cilësor, ku studentëve, sipas tij, nuk do t’u duhet të gjejnë miq apo të paguajnë para për të marrë provimet.

Gjithashtu, Rama ka theksuar se ekipi i qeverisë për implementimin e paketës për arsimin ka në radhët e tij njerëz me integritet.

Ndërkohë, zëvendës ministri i Arsimit, Ervin Demo ka bërë një prezantim të nismave qeveritare për studentët, mes të cilave ka spikatur ajo e projekteve dhe bursave nga fondi i ekselencës.

“Ëndrra që kisha për arsimin në fillim kur mora detyrën u bë realitet. Tani në universitet mund të hyjë kushdo që e meriton, pavarësisht emrit të babait. Matura shtetërore ishte një arritje që u mundësoi studentëve të fitojnë me meritë”, ka thënë Rama.

Ai i është rikthyer edhe konfliktit të tij me Akademinë e Shkencave, të cilës i janë ndërprerë fondet. “Akademisë së Shkencave i ka mbetur vetëm emri. Bibliotekat shkencore janë lënë në mëshirë të fatit”, ka thënë më tej Rama.

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne