Rama bën filozofi në Salzburg: Nuk biem dakord as për kohën, duhet të piqemi

 

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim me moderatorin Hans Ulrich Obrist, Drejtori i Galerisë “Serpentine” në Londër, teksa po merr pjesë në Forumin Convoco, në Salzburg.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë është pyetur edhe për zgjedhjet e 30 qershorit dhe krizën e thellë politike në Shqipëri. Ai është shprehur se politikanët shqiptarë nuk bien kurrë dakord, madje as për kohën.

“Ne kemi një jetë shumtë të vështirë politike. Cilësia e demokracisë nuk varet nga sa biem dakord. Ne nuk biem dakord as për kohën. Duhet të piqemi. Integrimi në BE është me rëndësi”, ka thënë Rama./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne