Rama i bën sërish ftesë Bashës: Koha për drejtësi, dialogu mbi çdo mjet tjetër politik

Pas disa ftesave për dialog dhe zgjedhje të mirëkuprtuar të kryeprokurorit të ri, Rama i ka bërë sërish ftesë Lulzim Bashës. Nga Tëitter-i Rama shkruan se është koha për drejtësi, jo për frikë nga drejtësia. Rama shprehet se dialogu dhe negociata me BE-në duhet të jenë mbi çdo mjet që i ndan.

“LB është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia; dialogun mbi çdo mjet tjetër politik; negociatat me BE mbi gjithçka na ndan”. – shkruan Rama.

Nga ana e saj opozita është shprehur se i vetmi dialog që mund të bëjë është respektimi i kushtetutës, si dhe ka hedhur akuza të shumta duke pretenduar se mazhoranca po mundohet të kapë Kryeprokurorin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne