Rama-Braçe nuk po mbrojnë Pulën e Kadastrës; por “dhelprën” LURA, që e kanë lejuar të zaptojë e ndërtojë 21 ha vila në Lalz

Me urdhër të ”Bablokut”, vartësi Erjon Braçe nuk e bëri pushim këtë fundjavë e të shkonte si përherë, tek vila “e vjehrrit” në Lalz e Dajt, apo tek hotel-restoranti “i mikut” në Divjakë; sepse kishte marrë detyrë, të vazhdonte sulmin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, në mbrojtje të drejtorit të prangosur të Kadastrës Durrës, për të cilin, Rama e Braçe, thonë: – “Vendos partia, jo drejtësia”!

Të bënë përshtypje fakti, se përse Braçe, ka marrë kaq “zjarr” në mbrojtje të drejtorit të prangosur të Kadastrës Durrës, sa ulërin sallave të gjyqeve, kur me kaq histerizëm anti-drejtësi, nuk ka mbrojtur as Roshin, Pjetrin, Kajmakun, Niçen, Doshin, Dakon, madje as Gjiknurin e 30 milionë euro tendera false tek Unaza e Re-OST; dhe as Bashkim Ulajn, që i ka ofruar një “mjedis zyrash” si të Saliut.

Sipas logjikës; kruan kokën e pjesë të tjera të trupit dhe hidhet përpjetë; vetëm ai që ka “pleshta”; ndaj referuar disa fakteve që kanë ardhur në redaksinë “PAMFLETI”, jo nga “anonimë”, por nga burime shtetërore; rezulton se Rama-Braçe janë mbushur kokë e këmbë me “pleshtat” e dosjes “Lura-Pula,” madje Braçe edhe në shumë “jorganë” të tjerë, ku ka “fjetur e fle”.

Në rastin kokret, dyshja kryeministrore, nuk po mbron drejtor Pulën e Kadastrës-Durrës; por “dhelprën” Dod Doçi të firmës “Lura”, që ka ndërtuar vila e pallate-apartamente plazhi, në 21 hektarë sipërfaqe tokë shtetërore bregdetare, të zaptuara e falsfikuara në Lalz; por dhe të dhuruara nga Rama-Braçe, të cilët ia kanë njohur me kadastrën “Lame-Gjuzi-Isaku” e Vendime të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Mirëpo Dod Doçit të firmës “Lura”, i duhen letrat e shitjes së vilave tek blerës politikanë e qeveritarë; ndaj dy “doçët” e pushtetit Rama-Braçe, klientë me objekte “dhurata” në Lalz; urdhëruan drejtorët Pulën, t’i regjistronte ndërtimet si të ligjshme, por me dokumente pronësore e urbanistike false; siç kanë bërë dhe 4 drejtorët e 12 zyrtarë para tij, që janë në kërkim e ndjekje penale, por disa akoma në poste larta.

Sot, po publikojmë, dy dokumente të Këshillit Kombëtar të Territorit, të votuara e firmosura nga Rama-Braçe, të cilat zbulojnë të vërtetën; se përse dy krye-qeveritarët, po mbrojnë drejtorin që ka legalizuar e hipotekuar jashtë ligjit, Kompleksin “Lura-Lalz”, të ndërtuar prej oligarkut Dod Doçi.

DOKUMENTI I PARË/ Vendim Nr. 9, datë 11 tetor 2016 i Këshillit Kombëtar të Territorit, me kryetar Edi Ramën, me propozues Damian Gjiknurin, me objekt: “Miratimin e shtyrjes edhe me 2 vite, të afattit të lejes, për ndërtimin e Resortit “Lura-3” në Lalz në 6 ha sipërfaqe.

DOKUMENTI I DYTË/ Vendim 16. datë 2 shkurt 2018 i Këshillit Kombëtar të Territorit, me kryetar Edi Rama dhe Zv/kryetar Erjon Braçe (1 muaj në detyrën Zv/kryeministër); për miratimin e ndryshimeve në projektin e objektit: ”Studimi urbanistik pjesor, për zonë hoteleri dhe rezidenca, me sipërfaqe 6 ha/ parcela nr. 9-A në Lalz, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lura shpk”; miratuar me Vendim Nr.7, datë 01.06.2012 të Këshillit Kombëtar të Territorit (Berisha-Meta).

Nëse Erjon Braçe, nuk i “deshifron” dot këto dy fakte, le të kërkojë ndihmën e një familjari të afërt pensionist, të cilin, me “konkurs” në Ministrinë e Financave e ka shpallur “fitues” dhe i ka krijuar mundësinë, të punojë ekspert bilancesh tek oligarkë e biznese që marrin tendera nga qeveria, por dhe në ndërrmarrjet shtetërore, në prokurori e gjykata./Pamfleti

DOKUMENTI I
DOKUMENTI I
DOKUMENTI II
DOKUMENTI II

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne