Rama flet nga Ministria e Brendshme. Çfarë mesazhi ka për policinë

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të flasë për herë të parë me zë e figurë që pas shpërthimit të skandalit Tahiri – Habilaj. Ai ka njoftuar se do të jetë në ministrinë e Brendshmë në orën 11 për të komunikuar me policinë.

“Në 11 në Ministrinë e Brendshme për të komunikuar me trupën e Policisë së Shtetit. ERTV Livenatyrisht”.

Çfarë mesazhi do t’u japë Rama efektivëve të policisë, ndërkohë që policia është në një prej situatave të saj me delikate?

Përgjimet e Habilajve në Itali nga antimafia e Katanias dhe ajo e Leçes flasin për një zinxhir drejtues të policisë që ishte pjesë e grupit të narkotrafikut.

Nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është pohuar se shumë policë janë nën hetim si pjesë e grupit dhe se priten arrestime.

A është lëvizja e Ramës një përpjekje për të mos e lënë trupën e policisë të dekurajohet apo ai kërkon t’u tregojë atyre që kërkojnë arrestimin e Tahirit se policia është në anën e qeverisë, njësoj siç bënte Berisha pas 21 janarit kur i drejtohej zyrës së Arben Imamit për t’u folur forcave të armatosura rreth puçit të shtetit?

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne