Rama flet pas mbledhjes në Kavajë: Ministrat kanë punuar të gjithë mirë

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes disa orëshe të qeverisë në një hotel në Kavajë. Në fjalën e tij Rama ka treguar detaje nga mbledhja e qeverisë, ku është shprehur dhe për punën e qeverisë, ku tha se të gjithë kanë punuar shumë mirë, por një pjesë e tyre nuk kanë mundur të përcjellin tek publiku punët e tyre.

“Kur sheh punën e bërë, vërtetë mendoj se është një punë e madhe dhe një nga gjërat që ne do e shohim është komunikimi dhe informimi për këto punë. Ju me një pjesë keni të drejtë se ju keni lajme të tjera më të rëndësihme dhe nuk mund të fajosëheni, por ne mund të fajësojmë veten, pasi nuk ua tregojnë të gjitha ato që bëjmë”, tha Rama./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne