Rama flet për Gruevskin: Strehimi i tij në Hungari krijon tension

Kreu i ekzekutivit shqiptar ka komentuar për herë të parë strehimin politik që Budapesti ka pranuar për Nikolla Gruevskin.

Në studio me analistët Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli dhe gazetarin Artan Hoxha, kryeministri Rama u shpreh se për strehimin e Gruevskit ka një shqetësim të përgjithshëm, kryesisht nga aleatët perëndimorë.

“Unë nuk i di detajet e procesit, por jam dakord që ky strehim politik do të krijojë vazhdimisht probleme dhe tensione. Sepse ka një shqetësim të përgjithshëm jashtë Maqedonisë nga aleatët”, tha Rama në studion e emisionit “Java” në RTSH.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne