Rama futet në rol, nis show edhe me koronavirusin, takohet me krerët e komuniteteve fetare

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e lartë të klerit shqiptar. Vetëm pak orë pasi është konfirmuar zyrtarisht futja e koronavirusit në Shqipëri, Rama ka shkuar të takojë krerët e komuniteteve fetare, takim të cilin e ka pasqyruar me anë të një videoje në profilin e tij në Facebook. Kryeministri dëgjohet teksa shprehet se Covid-19 është thjesht një virus i panjohur por jo vetë murtaja. Imzot George Anthony Frendo e pohon këtë gjë teksa shton se nuk ka arritur gjendja deri aty sa të mbyllen kishat dhe xhamitë.

Pjesë nga bashkëbisedimi

Imzot George Anthony Frendo: Mos ta krijojmë këtë panik sot. Vetëm dy raste të mos alarmohemi. Rëndësi ka që të marrim masat. Nuk jemi në fazën që të mbyllim kishat dhe xhamitë

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo, nuk bëhet fjalë fare për të mbyllur kishat dhe xhamitë. Janë disa nivele, edhe kjo e më të moshuarve, apo të tjerët. Mirë është që të dekurajohen ata më vulnerabëlit që të qëndrojnë në shtëpi e të mos kenë kontakte. Ata që kanë aktualisht sëmundje të tjera.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu: Edhe ne gjatë këtyre kohëve të fundit jemi munduar që të bëjmë sensibilizimin. Po të vijë puna tek mbyllja do ta diksutojmë. Jeta njerëzore është shumë e rëndësishme. Gjithsesi mbyllja ose jo keqkuptohet nga njerëzit. Ne duhet të tregohemi të qartë, siç thatë edhe ju, të moshuarit ose më të prekurit të ndërgjegjësohen që të qëndrojnë në shtëpi./Lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne