Rama gjen kurajon të reagojë për 140 milionë eurot që ka fituar Becchetti (foto)

Kryeministri Edi Rama, ka gjetur kurajon të flasë për herë të parë për arbitrazhin me Francesco Becchettin, i cili pak ditë më parë, deklaroi për një media italiane, se ka fituar një kompensim prej 140 milionë euro, shifër e cila duhet të paguhet nga paratë e shqiptarëve.

Rama, ka heshtur për një kohë të gjatë dhe në panele televizive kur pyetej për këtë çështje, ka deklaruar se arbitrazhi ka një klauzolë konfidencialiteti dhe ai nuk mund të shprehej.

Por sot, kur askush nuk e priste, Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale, lidhur me këtë çështje. Ai ka thënë se ky gjyq nuk ka mbaruar ende, ndryshe nga deklarata e  Francesco Bechetti, i cili tashmë pret që paratë të mbërrijnë në llogarinë e tij.

Jo jo, s’harroj asgje une po kjo qe thua ti eshte muhabet pa lidhje dhe ai gjyq s’ka mbaruar, pavaresisht se sipas teje jane dhene edhe leket! Shendet vella e mesoje qe ai kuponi ka brenda parate e popullit e te shtetit, jo vetem fitimin e pronarit te rradhes“, shkruan Rama.

Nuk dihen arsyet përse Edi Rama ka bërë këtë koment, por duhet të themi se nuk ka patur aspak transparencë nga ana e qverisë lidhur me këtë proces dhe qytetarët ende nuk janë informuar nga institucionet, për shifrën e çmendur që qarkullon prej disa kohësh në media dhe konfirmimin e vetë Becchettit se ka fituar 140 milionë euro. Asnjë institucion nuk e ka komentuar apo përgënjeshtuar këtë deklaratë të Becchettit.

Kryeministri ende vijon ta mohojë këtë ngjarje, por nëse ajo në përfundim të procesit do të rezultojë e vërtetë siç deklaron Becchetti, shtetit shqiptar do t’i shkaktohet një dëm mjaft i madh. Në këtë rast, përpara drejtësisë duhet të dalin të gjithë ata zyrtarë të cilët mbyllën në mënyrë arbitrare Agron Channel, duke i sjellë një dëm marramendës financave publike./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne