Rama-Haradinaj nënshkruajnë 12 marrëveshje: Bota shqiptare është 1

Mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës pasditen e sotme në Korçë është finalizuar me firmosjen e 12 marrëveshjeve të përbashkëta. Në një konferencë për mediat në fund të kësaj mbledhjeje të dy kryeministrat u shprehën të kënaqur për takimin dhe marrëveshjet e nënshkruara, thelbi i të cilave sipas tyre është heqja e barrierave mes dy vendeve.

Në fjalën e tij me këtë rast, Rama theksoi se që nga mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive në vitin 2014 në Prizren janë arritur shumë objektiva, por ende mbetet shumë për të bërë. Rama theksoi se një nga vendimet e marra gjatë mbledhjes së sotme ishte që diaspora do të konsiderohet një, ndaj edhe qendrat e kulturës që promovojnë bashkëjetesën mes Shqipërisë e Kosovës dhe programet e mësimit në gjuhën shqipe do të bëhen si një.

“Dy qeveritë tona ritakohen pas pak më shumë se një viti dhe pas 3 mbledhjeve të cilat kanë vënë themelet e një partneriteti strategjik gjithëpërfshirës në një kuadër të gjerë bashkëpunimi.

Mbledhja që mbyllëm flet vetë për një bilanc arritjesh, bazuar mbi sa kemi bërë deri sot ne kemi marrë këto angazhime mbi bindjen se ka ende shumë për të bërë. Që nga mbledhja e parë në Prizren në 2014 e kemi pasuruar këtë kuadër bashkëpunimi. Më vjen mirë që të tërë hapat e ndërmarrë janë hapa të mirëpërcakuar.

Dua të nënvijëzoj se këtë herë kemi marrë angazhime të rëndësishme edhe për diasporën, që do të konsiderohet një, ndaj edhe qendrat e kulturës që promovojnë bashkëjetesën mes nesh dhe programet e mësimit në gjuhën shqipe do t’i bëjmë si një. Bota shqiptare është një dhe e pandashme për të dyja qeveritë tona”, tha Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne