Rama helmon protestuesit, sasi e madhe gazi lotsjellës për të shpërndarë protestën

Ora 18:40 Hidhet serish gaz lotsjelles kete here per ti zbrapsur me tutje protestuesit. Nderkohe Fatmir Xhafa nga dera e parlamentit sheh se cfare po ndodh.

Monika Kryemadhi: “Hidhni gaz lotsjelles sa te doni por nuk e ndaloni dot urrejtjen qe kane shqiptaret per qeverine tuaj dhe te Dakos.”

Kryetari i PD-se, Lulzim Basha kendon: Eja mblidhuni ketu ketu!

Ora 18:37 Forca te shumta policise mbajne te rrethuar kuvendin, ndersa protestuesit jane zbrapsur disa metra larg per shkak te gazit që u hodh nga forcat e rendit për t’i zbrapsur. Kjo ndodhi ne momentin kur protestuesit iu afruan kordonit te pare te policise dhe tentuan ta thyejne.  Nderkohe protestuesit godasin me sende te forta.
  

Ora 18:34 Protestuesit godasin policine me sende 

Ora 18: 32 Në momentin kur protestuesit çanë kordonin e parë të policisë, u përdor gaz lotsjellës për t’i larguar. Më pas efektivët e RENEA-s që ndodheshin disa metra më tytje, si kordon i dytë, kaluan në kordon të parë.

18;27 Disa deputetë po tentojnë të hyjnë në Kuvend dhe policia nuk i ndalon. Policia eshte vendosur kordon, nderkohe qe disa metra me tutje ndodhet nje kordon i dyte policor qe ndodhet me skafandra.

 

Opozita proteston para Parlamentit hidhen kapsolla digjen goma: Rama ik!

Me thirrjet “Rama ik” mbështetës të opozitës ndodhen para parlamentit prej orës 17: 00 ndërsa maxhoranca mban seancën.

Ka pasur momente kur protestuesit kane hedhur kapsolla dhe djegur goma. Kryetari i PD-se, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi por dhe deputetë mbajtën fjalën e tyre para protestuesve.

“O dorëzohu o rrëzohu! therrisnin protetuesit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne