Rama humb toruan, kërcënon mediat: Do iu fikim dritat e ekraneve, po merreni me asterologë për tërmetet!

Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm qeverinë, ku mes të tjerave ka nxjerrë dufin e tij ndaj mediave, të cilat i kërcënoi me mbylljet e ekraneve. Sipas Ramës, mediat dhe jo shteti, dhe mungesa e masave nga ana e tij, ka bërë që shumë qytetarë të dalin në rrugë, të frikësuar, duke braktisur dhe banesat e tyre.

Rama tha më tej se tani është koha që pjesë e ekraneve të jenë psikologët dhe ko astrologët.

“Është me shumë rëndësi të nënvizoj sot, duke u nisur nga një fluks i madh alarmi dhe paniku se ka një rëndësi tejet të posaçme, e të gjithë atyre që kanë në dorë një mjek komunikimi, apo që shfaqen në ekrane, është momenti që të rruhet qetësia, dhe nuk është momenti për like sharlatanë, këto janë krime në kuptimin e vërtetë të fjalës, janë krime që cënojnë jetën e përditshme të njerëzve.

Iu bëj thirrje të gjithëve duket besuar se i bëjnë nga mungesa e një reflektimi pak të cekët, që të mos na detyrojnë që të marrin masa që t’ju fikim dritën e ekraneve.

Është jo njerëzore mbi të gjitha, në kushtet kur njerëzit kanë marrë arratinë nga shtëpitë, në të shumtën e herës edhe të nxitur nga mungesa për të arsyetuar qartësi nga lajmet e rreme, ata të cilët kanë përgjegjësi t’i shfaqen publikut si ndërmjetës të përfshihen në të lloj veprimtarie, që s’ka sensin se njerzillëkut, të ndalen për të qetësuar shpirtrat e njerëzve.

Kjo është kohë për psikologët, nuk është kohë për astrologët. Kjo është për psikologë që kanë për të dhënë fjalë të buta dhe jo për sharlatanë që dalin e broçkullisin, hakmarrje të natyrës mitodogjike nga ana e detit dhe e tokës”, tha Rama ndër të tjera./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne