Shqiperia

Rama i çon ftesën e dytë Bashës: Kemi kohë të zihemi kush është më i miri. Tani koha të përballemi me sfidën

Kryeministri Edi Rama i ka çuar sërish ftesë kreu të PD-së, Lulzim Basha për t’u ulur e për të dëgjuar propozimet dhe idetë e tyre.

Nga Pallati i Brigadave, ku ka mbledhur ambasadorët e huaj, për t’i falenderuar për ndihmën, Rama tha se nesër do të ketë një takim me Komitetin Kombëtar të Ndërtimit, ndërsa u shpreh se shpreson që të jetë e pranishme edhe opozita.

“Më pas sigurisht është problemi i madh i financimi të gjithë operacionit. Nesër do të takohem me komitetin Kombëtarët të Ndërtimit. Uroj që opozita të bashkohej me ne, i kam ftuar dhe do t’i ftoj sërish që të sjellin përfaqësues dhe të sjellin idetë e tyre. Nuk është fjala këtu kush është më inteligjenti.

Kemi kohë kure kjo të kalojë që të zihemi se kush është më i mençuri e kush është më i miri. Tani është koha të përballemi me sfidën, për të marrë vendime për më të mirën për vendin tonë. Shpresoj që të vijnë”, tha Rama./tpz

OPINIONE