“Rama i dehur nga skandalet, përgjimet e radhës nga “Bild” edhe më skandaloze”

Demokratët paralajmërojnë përgjime të tjera nga “Bild”, edhe më skandaloze se ato që janë publikuar deri më tani për dosjet “339” dhe “184”.

Pampuri: Të gjitha ato përgjime janë të vërteta, e di shumë mirë (Rama) vërtetësinë të gjithë atyre përgjimeve të tij dhe bashkëpunëtorëve dhe përgjimet që pritet të dalin në ditët në vijim janë akoma më skandaloze.

Ish-deputetja demokrate, njëherësh anëtarë e Kryesisë së PD-së, e ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora tha se nga Kryeministri nuk ka një akt dorëheqje sepse ai është dehur nga skandalet.

Pampuri: Një njeri që përfshihet në skandalet vjen një moment që ndihet i dehur nga skandalet dhe nuk kupton më se çfarë po bën. Dhe Kryeministri është në këtë fazë.Kemi një sërë përgjimesh dhe kryeministri jo vetëm nuk jep dorëheqjen,por edhe thotë se do të vepronte përsëri kështu.Është i dehur nga deliri prej skandaleve që ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë përfshirë.

Për Pampurin dy dosjeve të nxehta duhet tu kishte dhënë përgjigje prokuroria, por Shqipëria siç thotë ajo, nuk është shtet ligjor.

Pampuri: Shqipëria nuk është më shtet ligjor por shtet policor. Në një shtet ligjor të gjitha ato përgjime duhet ti merrte në hetim prokuroria. Arta Marku, mikesha e Ulsi Manjës, një ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të bandave që janë përfshirë në shitblerjen e votave në Dibër sot është kryeprokurore.

Sipas ish-deputetes,e vetmja zgjidhje për krizën politike ku ndodhet vendi është largimi i Kryeministrit.

Pampuri: E vetmja zgjidhje është largimi i kryeministrit, vendoja para përgjegjësisë i gjithë personazheve të përfshirë në përgjime, krijimi i një qeverie tranzitore, përmes kësaj reforma të thella politike. Vetëm nëpërmjet kësaj ne mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe vetëm përmes këtyre katër pikave mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me kryeministrin nuk ka asnjë lloj dialogu, e vetmja mundësi është largimi i tij dhe vendosja para drejtësisë e gjithë kësaj bande që solli kryeministri në pushtet dhe që cënoi demokracinë.

Pampuri përsëriti vendosmërinë e opozitës për të mos lejuar zgjedhje me 30 qershor.

Pampuri: Me 30 qershor nuk do të lelojmë të ketë zgjedhje, shqiptarët duhet të kenë një sistem pluralist. Në çdo vend që Edi Rama do të shkelë do të përballet me qytetarë që nuk lejojnë që ai të shkelë ligjin dhe Kushtetutën, nuk do të lejojnë që ai të shkelë një dekret që thekson se me 30 qershor nuk ka zgjedhje. jo do të jetë përballja e Edi Ramës këtë javë me qytetarët shqiptarë./rtvora

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne