Rama i kërkon BE-së të mbajë fjalën për negociatat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkoi nga Bashkimi Evropian (BE) të mbajë fjalën për nisjen e negociatave për anëtarësimin e vendit të tij.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me kreun e Komisionit Evropian (KE) Jean-Claude Juncker në Bruksel, Rama tha se Shqipëria ka përmbushur kërkesat e BE-së sidomos ato për reforma në fushën e drejtësisë dhe shtoi se meritojnë fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Rama tha se durimi i Shqipërisë, që tashmë 13 vjet pret në dyert e BE-së, ka filluar të shteret.

“Ka ardhur koha që Evropa të përmbushë pritshmëritë tona duke ndezur dritën jeshile për negociatat e anëtarësimit”, tha kryeministri Rama.

Ndërkaq, Juncker deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk është “i pamundur”.

“Duhet të them haptazi se ka ardhur koha për të filluar bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë.

Ndryshe, Rama realizoi takime të ndara me presidentin e KE-së, Jean-Claude Juncker dhe përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Vizita e Ramës vjen pasi Komisioni muajin e kaluar rekomandoi hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për çeljen e negociatave me këto dy vende nevojitet miratim unanim nga të gjitha 28 vendet anëtare të Unionit.

Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2014 dhe është në pritje të vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne