Rama i kërkon mbledhje urgjente deputetëve të PS, planifikon lëvizjen e rradhës për zgjedhjet

Pak para nisjes së protestës së opozitës, presidenti Meta vendosi shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

I menjëherëshëm ishte dhe reagimi i kryeministrit Rama, i cili tha qartë se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen në datën e caktuar, dhe mesa duket lëvizja kundër vendimit të Metës ka qenë e menjëhershme, raporton newsbomb.al

Burime ekskluzive për newsbomb.al, bëjnë me dije se kryeministri Rama ka thirrur me urgjencë deputetët socialistë në selinë e PS mbrëmjen e sotme në orën 22:00, por duke qenë se një pjesë e mirë e deputetëve nuk janë në Tiranë, mbledhja është shtyrë për nesër. Mësohet se grupi socialist do të diskutojë që këtë të enjte të ngrihet Gjykata Kushtetuese dhe të hënën ajo të konstituohet, . Për këtë vendim Rama ka njoftuar deputetët e PS me një SMS të shkurtër, e cila kishte këtë përmbajtje ‘Urgjencë, mbledhje në orën 22:00 te selia e PS.’

Po këto burime tregojn se menjëherë pas konstituimit të Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca do t’i dërgojë asaj dekretin e Metës, për ta rrëzuar atë.

Mbetet të shihen nëse këto janë përçapje të PS për t’ju kundërvënë vendimit të Metës, apo Gjykata Kushtetuese do të ngrihet sipas deklaratës që ka bërë dhe më herët Ulsi Manja, i cili në fakt ka pohuar se Gjykata do të ngrihet në fund të qershorit.

Megjithatë do na duhet të presim deri nesër për të parë zhvillimet më të fundi nga selia e PS. Kujtojmë se kryeministri Rama para pak minutash nga Berati, duke ju përgjigjur Metës, tha se ai është 3 hapa para. /NEWSBOMB

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne