“Rama ka dashur të eliminojë Bashën!” Deputeti i PS: O Sali, nuk shtihet mbi gra e fëmijë!

Ditën e djeshme ish kryeministri Sali Berisha foli për një skenar të planifikuar për ekzekutimin fizik të liderit të opozitës Lulzim Basha dhe përgjegjësinë ia faturoi kryeministrit Edi Rama.

Por deputeti socialist Pjerin Ndreu e gjen këtë akuzë të Berishës si një deklaratë qesharake dhe objekt të ironisë. Ndreu shkruan në rrjetin social se ka dy ditë që vret mendjen për të gjetur arsye se përse Rama do të donte vrasjen e Lulzim Bashës. Madje deputeti socialist ka irionizuar Berishën duke thënë se mesa duket ai e ka harruar kanunin, i cili thotë se nuk lejohet të qëllohet me gra dhe fëmijë.

Postimi i plotë

Kam 2 dite e nete qe vras mendjen per te gjete arsyen perse Rama duhet te vriste Lulin ( sipas Berishes kjo ) e se gjej dot qe se gjej ! Zot na ruj se ne kanun se kemi pase zakon me shti ne gra e ne femije, por kushedi Saliu e ka harru !

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne