Rama këmbëngul: S’na ndal asgjë t’i bëjmë zgjedhjet më 30 qeshor

Megjithëse presidenti Meta anuloi 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale, kryeministri Rama deklaroi se zgjedhjet nuk do të shtyhen, por do të zhvillohen më 30 qershor.

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PS-së, Zoti Rama u shpreh:

“Ne jemi republike parlamentare, jo presidenciale. Ndaj asgjë s’na ndal të vijojmë përpara me 30 qershorin.”

Kryeministri tha se Partia Socialiste do të nisë procedurat për shkarkimin e presidentit Meta:

“Të enjten do ketë debat shumë të gjatë parlamentar, ku do të shpalosim të gjitha argumentat kundër vendimit të Presidentit. E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e presidentit.”

Sot Kryeministri Rama do të takojë ambasadorët e vendeve të BE-së për të diskutuar vendimin e Presidentit Meta për anulimin e datës 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve./exit.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne