Shqiperia

Rama kërkon falje për Kuvendin: Të enjten jemi të detyruar të futemi në ‘kasollen e qenve’

Kryeministri Edi Rama ka nisur nga Korça takimin e parë publik të ciklit kombëtar “Bashkia që duam”. Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe për marrëdhënien me opozitën, për të cilën tha se shpesh herë janë të detyruar që të sillen si ata. Për këta, kryeministri kërkoi falje për ditët e enjte, ku salla e Parlamentit kthehet në një debat me përplasje dhe akuza.

“Ne nuk kemi problemin si të zgjidhemi, ne kemi problemin si të vazhdojmë të garantojmë që qytetarët të fitojnë më shumë. Ka një shprehje të bukur që thotë “Fituesit merren me fitoren, humbësit merren me fituesin”

Ne merremi me si do të fitojmë përsëri për të fituar më shumë qytetarët, ata merren me ne gjithë kohës. Unë ju kërkoj ndjesë për mëkatet tona të të enjtes, sepse ‘kush fle me qenin gdhihet me pleshtin’. Ditën e enjte, duam apo nuk duam shkojmë dhe futemi te ajo kasollja qenve. Kështu që duam apo nuk duam përzihemi edhe ne me ta dhe nganjëherë dukemi edhe ne si ata. Por një gjë është e sigurtë. Ne nuk jemi si ata. Ne jemi ndryshe”

OPINIONE