Rama kërkon të frenojë ikjen e mjekëve jashtë vendit, shkon në 2.5 milionë lekë rroga mujore për ata që shkojnë rrethe

Një mjek specialist që do të pranojë të shkojë të ofrojë shërbim shëndetësor në zona të largëta nga vendbanimi i tij në Shqipëri, do të marrë në fund të muajit 200 deri në 250 mijë lekë në muaj në varësi të specialitetit.

Ministrja Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se qeveria ka rritur bonusin e mjekut për ta përafruar pagesën e tij mujore me atë të një mjeku të një tjetër vendi në BE.

“Ne kemi ndërmarrë iniciativën për rritjen e masës së bonusit që do të përfitojnë ata mjekë që do të pranojnë për të shkuar në ato zona ku ka nevojë për specialitete të caktuara. Nga 1 milionë që do të rritet nga 2 deri në 2.5 milionë nga koeficienti i specialitetit”, shprehet ministrja.

Ikja e mjekëve drejt vendeve të BE-së, kryesisht Gjermani, si dhe ndërprerja e specializimeve 4 vjet më parë ka krijuar mungesa në sistemin shëndetësor, sidomos në spitale rajonale në zona të largëta ku mungojnë kardiologë, kirurgë, obstetër gjinekologë e të tjerë. Përveç kësaj, nxitjeje financiare, për një vit pritet të dalin dhe specializantet e parë.

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne