Rama-komentuesit: Më merr të keqen, s’jetoj për të mbushur xhepat

Kryeministri Edi Rama sa herë që i jepet mundësia replikon me qytetarët në rrjetet sociale, madje shpesh herë edhe përplaset me ta.

Në një video të publikuar nga kreu i qeverisë dje në ‘Facebook’ në lidhje me inaugurimin e një resorti të ri në vend, lumë komentesh u nisën në adresë të Ramës. Mes shumë komentesh, dikush akuzonte se të gjithë politikanët vidhnin, ndërsa në këtë rast nuk vonoi përgjigja e kryeministrit.
Ky i fundit nuk i kurseu ironitë duke shtuar se: “Ti me merr te keqen mua se unë s’jam politikan ashtu si kujton ti dhe nuk jetoj per te mbushur xhepat me leke, po per te mbushur jeten me kuptim, me emocion, me vepra, me endrra e me kujtime!”./ballkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne