Rama: Kufijtë janë mbyllur për të mbrojtur jetë, Sali Berisha kërkon të shkatërrojë Shqipërinë!

Kryeministri Edi Rama, me anë të një komunikimi në ERTV, ka komentuar situatën e krijuar në kufi me Greqinë, ku shtetas shqiptarë kanë mbetur në një zonë neutrale dhe nuk po lejohet të futen në Shqipëri. Rama tha se kufijtë do të qëndrojnë të mbyllur, për këdo që ka rezidencë në një vend tjetër, në mënyrë që “të mbrohen jetë”.

“Në kufirin e Kapshticës, kemi 19 makina, të personave që janë banorë rezidentë në Greqi, të cilët nuk kanë asnjë urgjencë të posacme, por kërkojnë të hyjnë për të takuar familjen. Në këtë kohë, është e vetmja rrugë që kemi, që të dekurajojmë hyrjet në kufi”.

Rama sulmoi edhe ish kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se ai kërkon të shkatërrojë Shqipërinë, duke na kujtuar devizën e famshme “fajin e ka saliu”.

“Sali Berisha kërkon të rishkatërrojë Shqipërinë për llogaritë e tij haluçinante. Kufijtë janë të mbyllur për të mbrojtur jetët e atyre që janë andej kufirit dhe atyre që janë këtej.
Kush do të vijë në kufi tokësor me dokumenta residence në vende të tjera, nuk do të lejohet të hyjë në asnjë rast dhe për asnjë arsye. Kush do të vijë me pretendime të një natyre tjetër, do të karantinohet për 14 ditë, në struktura hoteliere me shpenzimet e veta”, tha Rama./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne