Rama mbledh në kryeministri kryetarët e bashkive, në takim dhe Balla e Pëllumbi, ja çfarë po diskutohet

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me kryetarët e 60 bashkive në vend që drejtohen nga PS ku në fokus ka qenë organizimi i partisë në bazë për zgjedhjet e 2021.

Takimi po zhvillohet në sallën e hartave në kryeministri. Në takim ndodhet edhe sekretari i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla si dhe sekretari organizativ Arben Pëllumbi.

Dje, Rama zhvilloi takime me deputetët ku ka bërë të qartë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme lokale dhe të zgjedhurit e 30 qershorit të 2019 do të vijojnë mandatin e tyre 4- vjeçar./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne