Rama me dy standarde, muslimanët i fut në burg katolikët i dekoron me tituj

Në kohën kur kryeministri katolik Edi Rama po i ndëshkon vetëm prej besimit të tyre muslimanët shqiptare dhe i dënon ata me burg ai nuk harron që nga ana tjetër të dekorojë me tituj nderi katolikët shqiptarë dhe të huaj.

Pasi po kalb në burg muslimanë si Genci Balla, Arbion Aliko, Verdi Morava etj, Rama ka gjetur kohën për të nderuar dhe dekoruar, nëpërmjet një ceremonie në Sallën e Hartave, me titullin Ylli i Madh i mirënjohjes publike, Nuncit Apostolik, ambasadorin e Selisë së Shenjtë, Charles Brown.

Ky dekorim i Nuncit Aposotolik bëhet pasi ai do të largohet nga Shqipëria gjatë kësaj jave pasi e ka mbaruar misionin e tij dhe është dërguar nga Papa Françesku për një mision të ri në Filipine.

Në fjalën e tij kryeministri Rama shprehu mirënjohje të mëdha për Nuncin Apostolik Charles Brown ndërsa për muslimanët shqiptarë e ka gati burgun dhe sistemin 41 bis./GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne