Rama, Meta dhe Basha mesazhe në distancë njëri – tjetrit

Edhe këtë diel të nxehtë korriku nuk kanë munduar mesazhet politike. I pari që bëri një mesazh në rrjetet sociale ishte Presidenti i Republikës Ilir Meta që në rrjetet sociale postoi një foto të pazakontë nga kopshti me domate duke shkruar se: “janë ende të papjekura dhe duhet të prisnim”.

“Domatet duan ende kohë për t’u pjekur. Do durojmë edhe ca!” – shkruante ne kete postim Presidenti.

Pak orë më vonë Kryeministri Edi Rama dha një intervistë Forumin Convoco në Salzburg të Austrisë ku duket se ra “dakord” me Metën kur tha se politika shqiptare “ka nevojë të piqet, pasi as për kohën nuk bie dakord”.

“Ne kemi një jetë shumë të vështirë politike. Besoj fort se cilësia e demokracisë, e të bashkëjetuarit nuk varet nga sa shumë biem dakord, por nga mënyra sesi nuk biem dakord. Ne nuk biem dot dakord as për kohën. Duhet të piqemi sepse demokracia nuk është e thjeshtë” – tha Rama që është ndalur edhe te protestat e mbajtura nga opozita dhe mërzinë që kishte kaluar ku u thye kërpudha para kryeministrisë.

Ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha këtë të diel e shfrytëzoi për takime me bazën e Partisë Demokratike në Mirditë. Ai i dërgoi sinjal qeverisë ku theksoi sërish propozimin për të dalë nga situata politike.

“Objektivi ynë politik është i qartë: zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe një parlament legjitim të dalë nga vota e mirditorëve dhe vota e shqiptarëve, dhe jo të diktuara nga krimi dhe paraja e drogës.

Zgjedhje të garantuara përmes një qeverie tranzitore, një reformë e thellë elektorale, çuarja para drejtësisë e të gjithë atyre që tashmë i ka dëgjuar e gjithë bota se si shkatërruan zgjedhjet e 2017-s dhe, natyrisht, pas farsës së 30 qershorit, mbajtja në të njëjtën ditë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e zgjedhjeve legjitime lokale” – tha kreu i opozitës. /LAPSI.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne