Rama: Monika Kryemadhi më kujton Eleonorën e Selitës!

Kryeministri Edi Rama u përgjigj me të njëjtën mënyrë për krahasimin që i bëri Monika Kryemadhi me Esat Toptanin dhe kërcënimin për fundin e tij nga Avni Rustemi. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama tha se Monika Kryemadhi i ngjan më shumë me Eleonorën e Selitës.

Eleonora për të cilën flet Rama ishte një grua e cila u vetëshpall shenjtore dhe për pak kohë arriti të tërheqë pas vetes disa besimtarë, kryesisht banorë të Selitës. Eleonora u vetëvra pas konflikteve që pati në pronën ku kishte ngritur “tempullin” e saj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne