Rama: Në fund dy metra dhe na mbeten

Gjatë bashkëbisedimit që ka pasur dje në Lezhë, një qytetar i ka thënë Ramës se të gjithë politikanët e kanë mendjen tek xhepi dhe interesi i tyre.

Kjo ka bërë që Rama të reagojë i revoltuar, duke thënë se ka marrë shumë kosto mbi vete, për të bërë këtë punë që bën

Nëse unë nuk do mendoja për vendin dhe për popullin, nuk do merresha me këtë punë.

Shumë njerëz mendojnë se kjo punë është qejf i madh. Shumë njerëz mendojnë që kush bën këtë punë, nuk ka si ai.

Në fakt, kjo është një punë që unë e bëj pikërisht sepse mendoj për njerëzit dhe për vendin dhe besoj shumë që ky vend mund të bëhet dhe besoj shumë që, nëse bëhen gjërat e duhura, fëmijët e këtij vendi, nesër nuk do kenë hallet dhe problemet që kanë pasur prindërit e tyre.

Dhe për të bërë këtë punë e për ta bërë si duhet, ka një kosto që ty nuk ta rrok mendja.

 Ka një kosto familjare, ka një kosto të madhe shpirtërore, ka një kosto të madhe fizike dhe është një punë që ka një peshë mbi kokë dhe mbi supe, që po nuk e provove, nuk e kupton.

Kështu që është e drejta jote dhe e drejta e shumëkujt që të mendojë se këtu jemi të gjithë njësoj. Por përsa më takon mua, unë e kam pasur të qartë që kur kam qenë shumë më i ri e nuk kam qenë në këtë punë, që në fund, dy metra dhe mbeten”, tha Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne