Shqiperia

Rama në Opinion: jam me Ramazan dhe nuk e lexoj Biblën! (Video)

Ka ngjarë me një diversion të ulët, ajo çfarë Blendi Fevziu sajoi si skenë një natë më parë në Opinion, ku i diktoi indirekt kryeministrin Rama, në një lloj sjelljeje të pafajshme në dukje, që të lexonte Biblën te ato që ishin versete mbi bamirësinë.

Deri te ky moment, ka qenë e dukshme një mospasje ekuilbri, edhe për hir të bashkëjetesës fetare, ku në panel ishte i ftuar një prift, i nderuari Akil Pano, por jo një hoxhë. Për më tepër, z. Pano kishte marrë dhe Biblën me vete, për të kumtuar prej aty ato urdhëresa mbi bamirësinë. Ndërkohë, duhej të ishte një klerik musliman, jo domosdoshmërisht me Kuran në dorë, edhe nga fakti se të parët që janë njohur për akte të larta bamirësie ndër vite, kanë qenë pikërisht figurat muslimane, ku mjafton Zyber Hallulli, themelues i Stehës Vorfnore. Por kulmi ishte në momentin kur Ramës i diktohet që të lexojë Biblën, marrë nga z. Pano në studio.

Dhe kryeministri, siç e ka për dhunti, i bishtnon lojës së Fevziut, por dhe pafajësisë së klerikut të krishterë në ftesën për ta lexuar librin e tij referues, me batutën: “jam në muajin e Ramazanit dhe nuk e lexoj Biblën”.

Ishte kjo, me gjasë, dhe një lloj mesazhi i Ramës ndaj Fevziut, për mosrespektim të kriterit të ekulibrave fetarë, në një emision të tillë ku diskutohej mbi bamirësinë.

OPINIONE