Rama nuk e përfill Kosovën, lobon me Vuçiçin për Tregun e Përbashkët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk i ka marrë parasysh kundërshtimet që vinë nga ana e qeverisë së Kosovës por vazhdon idenë e tij sëbashku me Vuçiçin se duhet një Treg i Përbashkët në Ballkanin Perëndimor. E kjo këmbëngulje e Ramës mund të acarojë raportet e qeverive shqiptare, veprim ky i turpshëm dhe skandaloz.

Në takimin me Kancelarin Austriak Sebastian Kurz, Rama foli përsëri për Tregun e Përbashkët duke shtuar se kjo ide u mbështet edhe nga kancelari.

“Me kryeministrin Kurz kemi folur edhe për çfarë janë pritshmëritë tona nga Presidenca austriake e Bashkimit Evropian në 6 muajt e ardhshëm dhe dëshirojmë që të bashkëpunojmë për të shtyrë më tutje projektin tonë, të lansuar nga unë dhe presidenti i sotëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për tregun e përbashkët në Ballkanin Perëndimor, gjë për të cilën jam falënderues që kryeministri Kurz ka shprehur interesin dhe mbështetjen e tij”, tha Rama.

Por vetëm para 3 muajsh kjo ide ishte kundërshtuar përsëri nga zv.kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj i cili në një kundërpërgjigje ndaj Vuçiçit i kishte thënë jo.

“Falemnderit, por jo. Falemnderit. Kurrë nuk do të ketë Jugosllavi të re dhe i vetmi treg i përbashkët i Ballkanit do të jetë në Bashkimin Evropian”, është shprehur Hoxhaj.

Ndërsa kjo ide e Ramës dhe Vuçiçit ishte kundërshtuar edhe nga qeveria e Isa Mustafës.

“Një treg i tillë nuk është në interes të njëjtë të të gjitha vendeve ku pretendohej të shtrihej, dhe Republika e Kosovës duhet ta refuzojë një ide të tillë”, u shpreh kryeministri në atë kohë Mustafa.

E megjithatë këto kundërshtime kanë rënë në vesh të shurdhët pasi Rama vazhdon me idenë e tij. E natyrisht Kosova nuk e kundërshton se është Serbia, pasi me këtë shtet sot kanë më tepër shkëmbime tregtare se me Shqipërinë por i frikësohet një trgu të tillë pasi nuk ka përballë shtete të rrethuara me det. Vetëm Koridori i Kaltër e dëmton Kosovën nga ana tregtare por një treg i tillë mund të ishte më i dëmshëm.

Tregu i përbashkët rajonal në Ballkan u lakua si ide për herë të parë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, në tetorin e vitit 2016, kur në Nish po fliste në forumin e organizuar për takim të bizneseve. Pesë muaj më vonë, Rama përkrahu këtë treg të përbashkët në takimin e Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt gjatë javës në Sarajevë.

Por, Rama mund ta ketë edhe më të thellë këtë ide për të themeluar një Bursë të Përbashkët. Nëse themelohet një e tillë do të jetë e vështirë të konkurohet me Bursat e Londrës, New-Yorkut, Tokios duke marrë parasysh vështirësitë që po has Bursa e Stanbollit kundrejt këtyre.

Gjithashtu sikur Rama të kishte këtë këmbëngulje për të luftuar korrupsionin dhe krimin sot Shqipëria do të ishte në gjendje të mirë ekonomike, por i pëlqen apo nuk i pëlqen Ramës realiteti është i hidhur pasi shqiptarët vazhdojnë të jetojnë në varfëri dhe skamje dhe shpresa e tyrë është të largohen drejt vendeve të BE-së. Pra më shumë se 100 vjet shtet dhe shqiptarët ende vuajnë emigracionin masiv.

Ervin Shkulaku

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne