Shqiperia

‘Rama nuk komunikoi me banorët e Kukësit, po me rrogëtarët e tij në video-interpelancë’ (Emrat)

Pas fjalimit të tij në Kuvend, ku u tërhoq nga taksa e Rrugës së kombit, Rama doli në një video-interpelancë me banorët e Kukësit. Në bashkisë e Kukësit ishin mbledhur një grup qytetarësh të cilën kërkuan sqarime përmes video nga kryeministri.

Ndërkohë, sipas Partisë Demokratike këta qytetarë nuk ishin qytetarë të thjeshtë të Kukësit, por rrogëtarë të Kryeministrit. PD publikon edhe emrat e personave që janë shfaqur në video.

“Takimi i Edi Ramës nuk ishte me qytetarë të zakonshëm të Kukësit, sepse prej tyre ka frikë dhe nuk shkel në Kukës. Takimi i Ramës ishte me rrogëtarët e tij në poste kyçe të administratës në Kukës dhe me persona me precedentë kriminalë. Protagonisti i propagandës së Edi Ramës është Xhevdet Sopaj, i dënuar në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje. Për shkak të mosdeklarimit të dënimit, KQZ vendosi ndërprerjen e mandatit të tij. Disa nga pjesëmarrësit e tjerë në takimin e Ramës janë rrogëtarët nga administrata e Ramës, që kanë lënë punën për t’u mbledhur në Prefekturë.” – shkruan PD.

Emrat e publikuar nga Partia Demokratike:

Jaho Hoxha – Drejtor i Postës Kukës
Agron Hoxha – Drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik
Fadil Morina – Drejtoria e Shëndetit Publik
Shpresa Kërxhaliu – Nëndrejtoreshë e Gjimnazit
Manushaqe Muça – Mësuese
Afrim Hoda – OSHEE
Ledian Halilaj – Zyra Punës
Skender Ahmeti – DAR
Clirim Spahiu – Drejtoria e Transportit Rrugor
Azem Elezi – Drejtor i Arkivit dhe kryetar i PS aktual
Besart Tota – Drejtor i IKMT-së

OPINIONE