Rama: Nuk na duhen votat që nuk janë tonat

Në një takim me kandidatët për deputet në Xibrakë, kreu i PS njëherësh Kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar se, PS nuk i duhen votat që nuk janë të sajë.

“Procesi i pastër zgjedhor, pjesëmarrje masive, nuk duam vota që nuk janë tonat. Vjen apo nuk vjen PD ne duhet të jemi njëlloj të motivuar.

Po ashtu mësohet se kreu i ekzekutivit ka thënë përpara kandidatëve për deputetë se PS nuk do të lejojë asnjë abuzim. AI është shprehur qartë se duhen standarde të larta në zgjedhje dhe se duhen zgjedhur komisionerë perfektë.” Ka thënë Rama./ dritare.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne