Rama po bën marrëveshje me Tahirin, ish-ministri ka përgjime që e implikojnë

Pas sekuestrimi të 4.5 ton kanabis në Babicë të Vlorës, ka reagusr këtë paradite edhe kreu i Opozitës, Lulzim Basha. Basha para gazetarëve i kërkoi prokurorisë që të vërë para drejtësië kokat kupolës përgjegjës për drogën. Basha gjithashtu ka kërkuar të bëhen transparente faktet që implikojnë Saimir Tahirin në këtë çështje.

Kreu i opozitës është shprehur se ka të dhëna se Tahiri dhe Rama janë duke bërë një marrëveshje mes tyre, pasi Tahiri ka në posedim përjime dhe filmime për përfshirjen direkte të Ramës në marrëdhënien me bandit mafioze.

Kemi të dhëna se aktualisht Rama dhe Tahiri po bëjnë një marrëvëshje me njëri-tjetrin. Tahiri ka fakte, përgjime, dokumente dhe filmime për përfshirjen direkte të Ramës në marrëdhënien me bandat mafioze”- tha Basha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne