“Rama po shet detin dhe çamët vetëm që të hapë negociatat me BE-në”

Analisti Fatos Lubonja thotë se kryeministri Rama po përpiqet të sigurojë një “sukses politik”, me hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Në funksion të kësaj i sheh edhe negociatat e Shqipërisë me Greqinë për çështjet e mbetura pezull.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Lubonja thotë se “kryeministri Rama është i gatshëm “ta shesë” çështjen për detin dhe Çamërinë vetëm që të marrë një ok për hapjen e negociatave”. “Ajo që i djeg më shumë Ramës është çështja e detit. Ai duhet të thoshte se çfarë po bisedohet, jo siç e bën Ra gjithnjë që prisni se çfarë do të bëjmë dhe nuk bën asgjë. E fyt pykën dhe pastaj ne nuk kemi se ç’i bëjmë. Nuk del Bushati të thotë se për çfarë u bisedua me homologun grek. Gënjejnë përditë. E përgënjeshtrojnë të nesërmen atë që thonë një ditë më parë. Nuk është se ne po humbim vetëm disa milje, ne po humbim Shqipërinë. Rama është i gatshëm “ta shesë” Çamërinë dhe detin vetëm që të marrë një ok që t’ju thotë shqiptarëve unë nisa negociatat me BE. Pra i duhet një sukses i tillë”, tha Lubonja. Më tej, analisti Lubonja është ndalur tek çështja e integrimit europian të Shqipërisë. Ai tha se hapja e negociatave nuk është tregues përparimi, ndaj theksi duhet vënë tek rritja e standardit të jetesës për qytetarët shqiptarë.

“E rëndësishme është që Shqipëria të bëhet sa të jetë e mundur europiane, por çdo ditë e më shumë po bëhet më pak e tillë, sa i takon standardeve në të cilat jetojmë, kushteve, etj. hapja e negociatave nuk është tregues përparimi. Do të ishte mirë padyshim hapja e negociatave, por këto çështje nuk duhet të përdoren për qëllime të prapështa. BE nuk mund të përdoret në këtë mënyrë, dhe për fat të keq në këtë lojë janë edhe vetë europianët. Pasi dihet se vetë projekti europian është në krizë, dhe ka qarqe që duan ta mbajnë gjallë këtë “utopi”, dhe futja në BE e vendeve si Shqipëria e mban gjallë këtë shpresë”, u shpreh analisti Lubonja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne