Rama porosit çunat e Beratit, simpatizantë të Berishës: S’ka shaka me shtetin!

Si në çdo takim tjetër për fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, edhe në Urën Vajgujore ku prezantoi kandidaten për bashkinë e Urës Vajgujore Juliana Memaj për një mandat të dytë, Rama pati një mesazh për çunat e Beratit që janë simpatizantë të ish-kryeministrit Berisha.

Ai i paralajmëroi të rrinë larg prishjes së procesit zgjedhor, pasi siç tha ai, nuk bëhet shaka me shtetin.

 

Një gjë për çunat e Beratit dhe të zonës. Ka shumë çuna që në këtë zonë që shkojnë e vijnë në Greqi, Itali, nëpër botë dhe patjetër që ka ndër ata që nuk e duan këtë qeveri, nuk janë me PS, madje shumë pak janë këtu në Berat. Shumë pak janë në Berat por janë ca kokrra sa arrijnë deri aty sa të duan plakun e  marrë. Nuk ka problem.Vetëm një gjë duhet të kenë parasysh. Kush u bashkohet atyre me 30 qershor për të prekur zgjedhjet jo vetëm që do të paguajë një për një siç është shkruar në ligj. 

Ligjin e ka bërë plaku bashkë me të tjerët që e kemi votuar kur ishim në opozitë për çdo krim zgjedhor. Por nuk do të mjaftojë vetëm futja brenda, kur të dalin jashtë do të mbeten brenda se nuk do të dalin dot nga kufijtë e Shqipërisë sepse në asnjë nga kufijtë e BE nuk do t’jua ngrejë njeri traun, do ju kthehejnë mbrapsh. Në momentin që hapet një proces penal këtu nuk del dot jashtë shtetit.Çunat e dinë mirë se me shtetin nuk bëhet shaka, se qeveria e kap lepurin me qerre, kështu që më mirë në qerren e popullin sesa lepur që kapet nga qerrja e qeverisë.

/lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne