Shqiperia Uncategorized

Rama “pranon” gabimet në asamblenë e PS: Disa punë i kemi bërë keq

Gjatë ligjëratës së tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Edi Rama ka folur ndër të tjera edhe mbi zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Rama tha se 30 qershori ishte një arsye për të reflektuar “shumë më shumë nga sa e kemi bërë deri më sot”.

Ne nuk është se fituam një betejë zgjedhore të radhës për mandatin e ardhshëm të bashkive, por Shqipëria fitoi përgjithmonë luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëvë, sepse Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh, parti molotovësh. Ata që e ndërmorën këtë aventurë e pësuan.”- u shpreh kreu i qeverisë.

Duke u ndalur tek punët e kryera nga qeveria, Rama bëri një “mea culpa”, duke pranuar se janë bërë edhe gabime. “Nuk fituam ngaqë kemi bërë vetëm punë shumë të mira, se kemi bërë aq sa mjafton. Ne kemi bërë edhe punë gabim më mirë të mos i kishim bërë fare, madje ndonjë e kemi bërë dhe keq. Punët e bëra deri këtu nuk mjaftojnë më pas 30 qershorit. Rendimenti ynë qeverisës në cdo nivel nuk mjafton aspak, sidomos niveli i shërbimit të njerëzve të zakonshëm në këtë shtet”,- tha Rama./lapsi

 

OPINIONE