Rama premtoi heqjen e akcizës së naftës për bujqësinë në 2013, do e heqë 3 muaj para zgjedhjeve. Taksa e qarkullimit u rrit 3 herë

Pas tetë vitesh që fermerët e kanë blerë naftën për bujqësinë njëlloj si makinat e luksit, kryeministri Edi Rama ka ripremtuar përsëri se në janar, tre muaj përpara zgjedhjeve, do ta heqë akcizën për bujqësinë.

Skemën e re që pritet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Edi Rama e prezantoi dy ditë më parë në konferencën ekonomike, me fokus sektorin e bujqësisë.

Mijëra fermerë kanë vite që presin t’u hiqet akciza dhe taksat për naftën, gjë që i është premtuar në mënyrë të përsëritur nga qeverisja e kryeministrit Edi Rama. Këtë lehtësim për fermerët kreu i qeverisë e ka premtuar që në fushatën e vitit 2013 teksa vizitonte një fermë, premtim të cilin gazetarët ia premtuar 7 vite më vonë kryeministrit i cili edhe pse nuk e realizoi dot më parë duket se po tregohet shumë bujar përpara zgjedhjeve.

Aktualisht fermerët paguajnë të gjithë taksat që ngarkohen mbi karburantin njëlloj si qytetarët e tjerë që përdorin atë për automjetet e tyre. Sot nafta për bujqësinë është 160 lekë për litër. në këtë shumë përfshihet TVSH 20%, taksa doganore, akciza 44.4 lekë për litër, taksa e karbonit 3.6 lekë për litër, taksa e qarkullimit 32. 4 lekë për litër, që është rritur disa herë nga qeveria Rama, si edhe rëndojnë tarifat e koncensioneve të markimit dhe skanimit si edhe tarifa e rilicensimit./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne