Shkence

Rama premtoi se do të futeshin në Shqipëri, 40 emigrantë ende presin në Kapshticë

Sërish probleme me emigrantët në kufirin e Kapshticës. 40 shqiptarë kërkojnë që të futen në Shqipëri por kanë mbetur në tokën neutrale për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Lidhur me rastin, dje kryeministri Edi Rama u shpreh se ata që kanë arsye dhe që janë rezidentë në Shqipëri do kalojnë. Por kushti i vetëm për ta është që do të futën në karantinë për 2 javë dhe të gjitha shpenzimet e hotelit ku do të qëndrojnë do t’i paguajnë vetë.

Rama mohoi kategorikisht se do të lejonte që të futeshin rezidentët në Greqi, të cilët duan të kthehen për të shkuar tek familja.

Ndërkohë reagime për emigrantët ka pasur edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta.

Të dy i kanë bërë thirrje qeverisë, për të gjetur një zgjidhje për rastin, pasi qytetarët prej ditësh presin në kufi në temperatura të ulëta./tpz

OPINIONE

INTERVISTA