Rama pret në zyrë djalin e George Soros

Ndonëse kryeministri Edi Rama ndodhet në një moment të vështirë politik të karrierës së tij, për shkak të hetimeve dhe akuzave mbi bandat e drogës të lidhura me policinë dhe qeverinë, ai gjen gjithmonë kohë për t’u takuar me djalin miliarderit kontrovers, George Soros. Kryeministri ka pritur në zyrën e tij Aleksi Soros. Ky i fundit e ka publikuar vetë foton në faqen e tij në Instagram.

Djali i Soros ndodht prej disa ditësh në kryeqytetin shqiptar. Ai ka patur takime edhe me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nënkryetarin Arbi Mazniku, si dhe njerëz të tjerë që janë pjesë e fondacionit të babait të tij. Në diçiturën që i ka vendosur fotos me kryeminstrin shqiptar, djali i Soros nuk e fsheh simpatinë e tij për Edi Ramën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne