Rama pro taksës për Serbinë, Daçiç: ‘Vrave’ bashkëpunimin

Pas mbështetjes që kryeministri Edi Rama i dha autoriteteve kosovare për vendosjen e taksës për produktet serbe, vjen një reagim nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Ky i fundit i cilësoi të gabuara deklaratat e Ramës, ndërsa shtoi se ai ka ‘vrarë konceptin e bashkëpunimit rajonal’, shkruan ‘Tanjug’.

Po ashtu diplomati serb tha se për deklarata të tilla do të flasin edhe në takimin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne