Rama publikon videon: Forcat Detare shpëtojnë 140 emigrantë, mes tyre edhe fëmijë

Forcat tona Detare me mision në Detin Egje falë ndërhyrjes së shpejtë kanë arritur të shpëtojnë 140 emigrantë afganë dhe sirianë, 30 prej tyre fëmijë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama, ndërsa ka shpërndarë edhe një video përmes së cilës tregon se nga vitit 2016, djemtë shqiptarë kanë shpëtuara mbi 2 mijë fëmijë, gra dhe burra.

Postimi i Edi Ramës:

MIRËMËNGJES ? dhe me pamjet nga aksioni i Forcave tona Detare me mision në detin Egje ku falë ndërhyrjes së tyre në kohë, 140 emigrantë afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë, kanë zbritur shëndoshë e mirë në tokë, ju uroj një ditë të mbarë ?? Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, janë mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare???  /balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne