Rama sërish pre e oligarkëve, rikthehet vendimi për faturat online të hoteleve, do shtyhet 4 vjet!

Aksioni anti-informalitet u duk si një nismë gjobëvënëse nga ana e qeverisë kur nisi me një sulm masiv ndaj bizneseve dhe hoteleve në kulmin e sezonit turistik. Por nuk rezultoi vetëm gjobëvënës, por qëlloi të ishte një farsë e vërtetë.

Një nga masat që do të merrte qeveria për të parandaluar evazionin fiskal të bizneseve do të ishte kalimi i faturave nga “print” në “elektronike” të cilat do të kalonin menjëherë në serverat e tatimeve dhe ku nuk do të kishte mundësi për mashtrime financiare. Mirëpo, ditë më pas, qeveria po nxjerr justifikimin se turizmi nuk është ende dhe kjo vendimmarrje mund të shtyhet. Dhe jo me pak kohë, por me plot 3 deri në 4 vjet!

Mesa duket Rama ka rënë edhe një herë tjetër në kurthin e presioneve të oligarkëve të tij, të cilët menjëherë i kanë marrë frymën dhe kryeministri si frikacak pushteti që është ka lëshuar pe sërish, Dhe çfarë lëshimi, me 4 vjet! Rama sigurisht që nuk mund t’ja prishë qejfin as “Rognerit”, as “Hotel Tiranës” e as Luan Bregasit që ka “ngjyer” dorën në paratë e disa hoteleve.

Megjithatë Rama nuk e ka kthyer vendimmarrjen në mënyrë zyrtare ende, por e ka artikuluar këtë kërkesë mes fjalëve të kreut të Shoqatës së Hotelerisë. Kryetari për hotelerinë në shoqatën e Turizmit, Zak Topuzi, thekson se rreth 90 % e subjekte në këtë sektor nuk janë të aftë të zbatojnë këtë nismë.

Ndërsa argumenton se problem mbetet infrastruktura, duke kërkuar që ky proces të përshkallëzohet përgjatë disa viteve.

“Mendojmë se mund të bëhet Tirana si model pilot dhe pastaj të përshkallëzohet nëpër rrethe. Mendoj se kjo procedurë të ketë mundësi të zgjatet 3-4 vjet. Nuk bëhet fjalë për hotelet e mëdha që e kanë pothuajse të përgatitur sistemin e menaxhimit dhe kanë personel të përgatitur, bëhet fjalë për gati 90% të strukturave hoteliere që nuk e suportojnë në një kohë kaq të shpejtë këtë program. Disa herë aksioni nuk ka funksionuar si duhet sepse Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë e ka quajtur nul në drejtim të prerjes së kuponit tatimor për çdo shërbim në hotele apo restorante dhe disa veprime të tjera. Psh kur klienti rri disa ditë në hotel nuk mund ti presësh çdo moment apo çdo ditë kupon tatimor.” – u shpreh Zak Topuzi./pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne