Rama sfidon sërish gazetarët: Ju nuk bëni dot pa mua!

Në konferencën e sotme për shtyp ku prezantoi 12 prefektët e rinj të vendit, Edi Rama zgjodhi t’ju përgjigjet vetëm pyetjeve që ai i shihte të arsyeshme.

Në momentin që u pyet nëse kreu i SHISH-ut Visho Ajazi Lika e kishte negociuar me të dorëheqjen, pyetja e dytë në radhë, kryeministri u përgjigj: “Kalojmë tek pyetja e tretë”.

Me sa duket edhe pyetja e tretë: “A ju shqetëson më shumë qëndrimi i Athinës zyrtare, opozitës apo Vangjel Dules?” nuk i ka pëlqyer kryeministrit.

“Kalojmë tek pyetja e katërt”- ishte përgjigjja e tij.

Në fund të konferencës, me buzëqeshje në fytyrë, ai iu kujtoi gazetarëve se ishin në krye të detyrës dhe s’mund të bënin pa të. “Unë jam ushqimi, s’bëni dot pa mua”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne