Rama “shet” Dakon: Nuk është më kandidat i PS, e kërkoi vetë

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga Sokol Balla nëse Vangjush Dako ishte hequr nga rikandidimi në Bashkinë e Durrësit për shkak të përgjimeve. Rama tha se Dako kishte kërkuar vetë që të mos rikandidohej dhe se tani ishte njeri i lirë për t’u hetuar.

“Dako nuk është kandidat i Durrësit dhe as i Shijakut. Unë e kam thënë edhe më parë kjo ka qenë vendimmarrje e dakordësuar me vetë Vangjushin që i erdhi shpirti në majë të hundës nga ky sulm politik. “S’kam ndërmend të bëhem shënjestra e gjithë dynjasë” – më tha. Dako është një njeri i lirë dhe duhet të përgjigjet për të vërtetën. Përgjimet nuk janë prova por indicje për të arritur te e vërteta,” – tha Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne