Shqiperia

Rama si ‘drejtor’ agjencie turistike: 100 euro vetëm për fluturimin nga Roma

Pasi ka bërë rolin e virologut, epidemiologut, mjekut, gjeneralit, gazetarit, historianit, tani Rama po bën rolin e drejtorit të agjencisë turistike.

Ai njoftoi se janë hapur sot fluturimet e riatdhesimit duke përmendur edhe çmimet e biletave.

POSTIMI I RAMËS

SOT HAPEN PRENOTIMET PËR FLUTURIMET E RIATDHESIMIT QË NISIN TË SHTUNËN NGA ROMA

PAKETA DO TË JETË 100€ PËR FLUTURIMIN QË DO TË PAGUHEN NGA PERSONI DHE 21€ NË DITË PËR AKOMODIMIN 14-DITOR NË HOTEL, PREJ TË CILAVE 14€ DO TË MBULOHEN NGA QEVERIA PËR FJETJEN E SHËRBIMIN, NDËRSA VETËM 7€ DO TË PAGUHEN NGA PERSONI PËR USHQIMIN

BESOJ SE KJO PAKETË ËSHTË MËSE E ARSYESHME E FALENDEROJ AIR ALBANIAN DHE OPERATORËT TURISTIKË PËR MIRËKUPTIMIN DHE KONTRIBUTIN E TYRE ME ZEMËR SHQIPTARE NË KËTË NISËM ASPAK TË LEHTË, PËR SITUATËN E NDËRLIKUAR QË PO KALOJMË

#njëAtdhe ???????? #njëFamilje

*çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë natyrisht

/tpz

OPINIONE