Rama me snajpera për të sulmuar protestuesit

1500 policë janë në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së sotme para Kryeministrisë. Forcat e Rendit dhe ‘Shqiponjat’ janë në gatishmëri. Ndërkohë që në shesh do të jenë edhe agjentë të SHISH. Kordoni i parë para Kryeministrisë do të jetë me femra dhe meshkuj, pa policë të armatosur.

Report Tv ka siguruar pamjet, ku policët janë pajisur me maska kundra gazi për të ndërhyrë nëse do të jetë e nevojshme. Ndërsa mbi godinat pranë bulevardit përballë Kryeministrisë, por edhe atë të qeverisë ndodhen efektivë me snajpera për të vëzhguar situatën dhe fotografuar protestën.

Në gatishmëri pranë godinës së qeverisë janë ambulanca e zjarrfikëset dhe forcat Operacionale pas Kryeministrisë duke blinduar zonën. Oficerëve të policisë u është dhënë urdhër që t’u mos u përgjigjen provokimeve dhe të mos ndërhyjnë pa urdhër.

policet me maska kunder gaz
Pajisjet kundragaz për policët

snajper
Snajperat mbi godinën e Kuvendit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne